TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Eleina Qirici me anë të një deklarate për mediat ka denoncuar publikisht atë që cilëson si “promovimin e drejtoreshës monstër në kryesinë e Qarkut Korçë”.
Partia Demokratike, ditën e sotme, ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik rastin e vetëvrasjes së Brunilda Meka, ish specialiste ISSH në Korçë, që sipas këtij institucioni politik ka vetëvrarë veten kohë më parë për shkak të transferimit që ju bë nga ana e ish drejtoreshës së këtij dikasteri, Ana Verushi.
Ana Verushi është emëruar dy ditë më parë në Kryesinë e Qarkut Korçë dhe sipas Partisë Demokratike ky veprim institucional është provë e një “modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie”.
Sipas deputetes Qirici, ku model me çdo kusht ka larguar masivisht dhe me çdo çmim punonjës nga administrata.
Gjithashtu rasti i promovimit të znj. Verushi, sipas PD, është dhe një tjetër rast i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetes të Partisë Demokratike, Eleina Qirici
“Opinioni publik u trondit pak muaj më parë kur një specialiste e ISSH në Korçë vrau veten për shkak se drejtuesja e Institucionit e transferoi larg duke pasur si synim largimin nga puna të së ndjerës, e cila punonte prej më shumë se 10 vitesh në institucion.
Qytetarët korçarë protestuan para zyrave të ISSH në Korçë duke kërkuar përgjegjësi për drejtoreshën Ana Verushi, e cila ishte përgjegjësie për largimin nga jeta të specialistes që mbante e vetme familjen e saj.
Por dyshja Rama-Meta, pasi bleu me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit zgjedhjet vendore në Korçë, pasi amnistoi në Kuvend me dhunën e kartonave këtë krim elektoral, pasi kërcënoi me të gjitha format të zgjedhurit demokrat, vendosi para dy ditësh të promovojë për në kryesinë e Qarkut të Korçës Ana Verushin, drejtoreshën monstër që shkaktoi vetëvrasjen e punonjëses së saj.
Ky është modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie.
Ky është modeli që me çdo kusht do të largonte masivisht punonjës nga administrata dhe me çdo çmim.
Ky është modeli i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, sepse për oligarkinë Rama-Meta, asnjë nuk ka më të rëndësishme se mbajtja e pushtetit me çdo mjet arbitrariteti, presoni dhe dhune.
Partia Demokratike është e indinjuar nga ky akt i papërgjegjshëm dhe antihuman i dyshes Rama-Meta që janë verbuar nga okulti i pushtetit duke shkelur çdo parim dhe moral njerëzor, duke promovuar hapur në mes të ditës një drejtoreshë që shkaktoi vdekjen e një zonje, e një nëne dhe qytetare të devotshme.”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO