TIRANE - "Program i Nastradinit" - kështu e ka cilësuar Partia Demokratike, Konventën dyditore të Partisë Socialiste, në të cilën deputetët socialistë dhe vetë kreu i opozitës, prezantuan pikat kyçe të qeverisjes së tyre, me bindjen se do të fitojnë më 23 Qershor.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, tha se, në konferencën maratonë të PS-së, u prezantuan mashtrime dhe trillime.“Për dy ditë me radhë, në një parodi të vërtetë, në Pallatin e Kongreseve u legjitimua, asgjësimi i plotë i PS-së dhe u themelua "Partia e re Rama", një amalgamë e pinjollëve të bllokut hoxhist me 99-shat dhe Rama me "Mjaft"-in e tij.
Personazhet, që recitonin programin e "Partisë Rama", i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej "Programi i Nastradinit", drejtoheshin nga nënkryetari Erion Veliaj, njeriu që, pasi ndërtoi vila familjare me paratë e "Mjaft"-it, vodhi kompjuterin e financave të kësaj organizate, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tij, nga Olta Xhaçka apo "Miss Gjallica" e "Mjaft-it si dhe nga Ilir Beqja, që me baxhanakun e shokut Rama, ndanë qindra milionë lekë të takspaguesve të Tiranës për çka, dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu hoq mandati i deputetit”, tha Vorpsi.
Megjithatë, PD theksoi se është e gatshme të bashkëpunojë me “Partinë e re Rama”, siç ajo e cilësoi, për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim dhe kjo klimë mirëkuptimi me "Partine e re Rama" mund të bëhet realitet në të mirë të shqiptarëve, pasi, për hir të së vërtetës, kjo nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunuar me këtë parti. Kujtojmë këtu bashkëpunimin e shkëlqyer dhe efikas që PD-ja pati me “Partinë e re Rama”, me "Mjaft" -in dhe "G99"-tën në vitin 2005 për të përmbysur qeverinë "Nano".
Ne ia dolëm atëherë! Pse mos t'ia dalim dhe tani e t’u japim shqiptarëve, zgjedhjet më të mira, më të ndershme dhe më të lira në historinë e Shqipërisë?!, përfundoi deklaratën zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com