Deklaratave të kryeministrit Edi Rama se qeveria po lufton korrupsionin, iu është përgjigjur menjëherë PD.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa është shprehur se korrupsioni duhet të luftohet duke bërë transparente vendimet dhe kontrata e jo të thotë fjalë boshe.

"Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike: Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up, kontratën e stadiumit Qemal Stafa, kontratën për hemodializën, kontratën për laboratorët, për sterilizimin, kontratën për sheshin skenderbej, marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës, të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit, të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve, të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë nje foto me Obamën", thuhet në deklaratën e PD.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)