TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj abuzimin e qeverisë me fondet e reklamave në rrugët e vendit, duke i cilësuar këto si propagandë boshe me taksat e qytetarëve.
Zëdhënësja e opozitës, Laura Vorpsi, në një dalje për shtyp, tha se kryeministri Rama përdor taksat e qytetarëve për të reklamuar sipas saj suksese imagjinare në këto 300 ditë qeverisje.
Vorpsi u shpreh se të tilla reklama nuk mbulojnë dot dështimin e qeverisë në këto 300 ditë, duke shtuar se sipas opozitës premtimet e bëra nga qeveria kanë rezultuar mashtrime.
"Pasi nuk ia doli të mbulonte dështimin e 300 ditëve me propagandë me regji qendrore, Edi Rama tani ka mbushur dhunshëm rrugët e vendit me reklama që flasin për sukseset imagjinare që ndodhin vetëm në kokën e kryeministrit. Duke abuzuar me taksat e qytetarëve, Edi Rama po synon të shtrembërojë realitetin që është krejt e kundërta e propagandës së tij. As tabelat, as reklamat, as regjia qendrore nuk e ndihmojnë Edi Ramën të fshehë mashtrimet e tij për 300 mijë vende pune, legalizim falas, shëndetësi falas, e dhjetra gënjeshtra të tjera të fushatës së tij. Reklamat që i paguajnë qytetarët shqiptarë nuk krijojnë asnjë vend të ri pune, nuk sjellin asnjë përmirësim e mirëqënie. Kjo fushatë irracionale dhe e kushtueshme e Edi Ramës, nuk i fsheh dot humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës këto 300 ditë, përkeqësimin e të gjithë treguesve të rendit e sigurisë, rënien e ekonomisë, mungesën e investimeve dhe goditjen e rëndë që ka marrë shpresa dhe besimi tek e ardhmja me Edi Ramën dhe ekipin e tij të propagandës boshe e punës zero." tha Vorpsi në daljen për shtyp.

(Në foto: Pamje nga reklamat e qeverisë në rrugë për të cilat akuzon PD)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO