TIRANE Partia Demokratike akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po i ofron miqve të tij pa asnjë garë tendera. Këtë radhë, demokratët, përmes deputetes Eleina Çiriçi tha se jo vetëm makinat jaguarë që do të marrë qeveria do të blihen në dyqanin e Agron Papulit, por edhe ambulancat mazhoranca i ka blerë tek i njëjti persona me vlerë 1 miliardë e 247 milionë lekë.
Deputetja paraqiti edhe dokumentin që sipas saj tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe Durrës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash.
Partia Demokratike thotë se fituesi është i paracaktuar pasi ai është zgjedhur para nisjes së procedurave.
Edhe ambulancat blihen tek Papuli, deklaratë e deputetes Eleina Qirici
Deputetja paraqiti edhe dokumentin që sipas saj tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe Durrës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash.
Partia Demokratike thotë se fituesi është i paracaktuar pasi ai është zgjedhur para nisjes së procedurave.
Edhe ambulancat blihen tek Papuli, deklaratë e deputetes Eleina Qirici
Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish.
Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.
Ja ku është dokumenti zyrtar që tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash.
Ky duhet të jetë rasti i vetëm në botë ku në fillim kryeministri përcakton dyqanin ku do blihen mjetet, pastaj nis procedura.
Korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij.
Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas dokumentit të punës së OSBE ai zotëron 200 milionë euro pasuri.
Eshtë e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot. Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat.
Ky korrupsion masiv i shtrirë në çdo zyrë, kjo mënyrë e të bërit biznes me paratë e shqiptarëve po sjell varfëri e skamje, dhe rënie pikiatë të ekonomisë së vendit, siç bëri të ditur edhe Banka Botërore në raportin e fundit ku Shqipëria ka përkeqësim dramatik, zbritje me 35 vende duke qënë sot të fundit në rajon dhe për disa tregues të fundit në botë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)