PD: Rama burracak, bëri kurban
gruan për të mbrojtur veten

PD: Rama burracak, bëri kurban <br />gruan për të mbrojtur veten
TIRANE- Partia Demokratike vazhdoi sot sulmet ndaj bashkëshortes së kryetarit të Opozitës Edi Rama, Linda Basha. Duke iu referuar daljes së mbrëmshme publike, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi, tha se zonja Rama nuk sqaroi origjinën e 100 milionë lekëve të kredisë pa interes dhe gënjeu në lidhje me pallatin.

“Në të vërtetë znj. Basha mbrëmë ishte konfuze dhe e emocionuar sa që herë - herë të ndillte edhe keqardhje, kështu ajo ndoshta nga hutia harroi të sqarojë origjinën e 100 milion lekëve të kredisë pa interes, madje duket se kishte harruar edhe numrin e kateve të pallatit, pajë 5 katësh. “- tha zëdhënësja e PD-së në një prononcim nga selia blu.

PD tha se Rama bëri një akt burracu duke nxjerrë gruan e tij për ta mbrojtur, “Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e rradhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama”, tha Vorpsi.

Sipas PD zonja Linda Rama nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi fjalët faturë, banka apo tatime, duke ngritur më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100 milionëshe që i ka dhënë së motrës.

PD këmbëngul në deklaratën e saj se të dy lejet e ndërtimit të pallatit 5 katësh me një kat nën tokë, janë në kundërshtim flagrant me nenin 62 të ligjit të urbanistikës dhe e fton kreun socialist të bëjë publike të gjitha faturat e pallatit dhe firmën që e ka ndërtuar atë.

DEKLARATA A PLOTE E PD

Jam sot para jush së pari për të falenderuar znj. Rama për pohimin e saj për bashkëpunimin me Barjabën dhe sqarimin që bëri për personin që i ka dhënë 100 milion lekë, megjithëse ne si tironca, nuk ia japim borxh motrës me akt noterial.

Në të vërtetë znj. Basha mbrëmë ishte konfuze dhe e emocionuar sa që
herë - herë të ndillte edhe keqardhje, kështu ajo ndoshta nga hutia harroi të sqarojë origjinën e 100 milion lekëve të kredisë pa interes, madje duket se kishte harruar edhe numrin e kateve të pallatit, pajë 5 katësh.

Opinionit që priste transparence, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash katrorë të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar.

Po kështu, znj. Rama, nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para’ gjaku duke ngritur kështu më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100 milionëshe që i ka dhënë së motrës.

Mbrëmë në dallim nga i shoqi znj. Rama, tha se z. Rama nuk është i pastrehë, por i pëlqen të flejë tek shokët dhe na sqaroi se pse janë të varfër 80 % e qytetarëve të vendit kur u shpreh se çifti Rama ishin një familje me të ardhura mesatare, pasi ajo merrte 5 milionë lekë në muaj dhe i shoqi rrogën e punës, pra sipas tyre ata që marrin nën 7 milionë lekë në muaj, qenkan të varfër.

Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e rradhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama.

Qytetarët e dinë se të dy lejet e ndërtimit të pallatit 5 katësh me një kat nën tokë, janë në kundërshtim flagrant me nenin 62 të ligjit të urbanistikës.

Zoti Rama, Partia Demokratike ju fton të bëni publike për të gjithë shqiptarët, të gjitha faturat e pallatit dhe firmën që e ka ndërtuar atë për bashkëshorten tuaj.

Sot, mediat e kontrolluara prej jush hoqën nga intervista e bashkëshortes suaj deklaratën e saj se vilën e re luksoze në një prej zonave më të kushtueshme të periferisë së Tiranës, po e ndërtoni me të ardhurat nga shitja e librit tuaj.

Ndaj, ne po ua drejtojmë sërish këtë pyetje që shqiptarët të mësojnë se si mund të ndërtohet një vilë nga shitja e një libri.

Me përgjigjet e këtyre pyetjeve, do t’i bënit një shërbim të madh publikut shqiptar, sidomos shtresës së mesme, tiranasve të vjetër, pensionistëve dhe shkrimtarëve, që në një të ardhme të shkurtër të bëjnë edhe ata këtë jetë që po bëni ju sot.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë