PD: Rama dhunoi imazhin e grave
me mesazhin për kancerin e gjirit

PD: Rama dhunoi imazhin e grave<br />me mesazhin për kancerin e gjirit
TIRANE- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka dhunuar imazhin e grave me mesazhin të përcjellë në godinën e kryeministrisë për sëmundjen e kancerit. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Albana Vokshi tha se ndërsa çdo vit në vendin tonë humbin jetën nga kanceri i gjirit 250 gra, “Qeveria nuk ka planifikuar asnjë lekë për kujdesin shëndetësor për gratë”.
 
“Edi Rama dhunoi dhe dje imazhin e grave dhe vajzave, me një provokim të ulët pa asnjë lidhje dhe mesazh me realitetin dramatik të sëmundjes. Kanceri i gjirit prek çdo vit 500 gra në Shqipëri, një kërcënim serioz për jetën e gjysmës së popullsisë së vendit.
 
Statistikat rriten, ndërsa shumë gra në pamundësi ekonomike nuk mund të kryejnë vizitën e përvitshme të mamografisë. Aparaturat e mamografisë mungojnë në shumë qytete të Shqipërisë. Gratë në fshat nuk kanë asnjë mbështetje nga autoritetet shëndetësore për t’iu mundësuar vizitën e mamografisë.
 
Manipulimi i publikut me mjekësi falas nga Rilindja po sjell pasoja të rënda dhe në trajtimin e tumorit të gjirit. Me avancimin e sëmundjes, grave të prekura nga kanceri i gjirit nuk iu mundësohet përkujdesje shëndetësore as në periudhën terminale. Madje, nga strukturat kompetente të mjekësisë ka reduktime të ndjeshme të invaliditetit tek pacientët me tumor në gji, një e drejtë kjo e cenuar rëndë jo vetëm nga ana mjekësore por edhe njerëzore”, tha Vokshi.
 
Deputetja e PD ndërkaq u ndal edhe tek mungesa e medikamenteve në spitale.
 
 
Luini: I impresionuar nga mesazhet sensibilizuese ne godinën e kryeminsitrisë

Një mëndim krejt ndryshe ka shfaqur profesor Alberto Luini. Bashkëdrejtuesi i Institutit Evropian të Onkologjisë (IEO) në Milano ka përmendur pikërisht mesazhet e përcjella me projektor në godinën e kryeministrisë, për të çelur leksionin e tij në konferencën e dytë ndërkombëtare “Bashkë kundër kancerit të gjirit”.
 
LUINI KANCERI I GJIRIT

“Kur mbërrita mbrëmë kam mbetur mjaft i impresionuar nga imazhi që mund të shihni këtu në hapjen e prezantimit tim, kam gjetur një mesazh të jashtëzakonshëm. Më ka kujtuar fjalët e Umberto Veronesit kur kam hyrë në Institutin Evropian dhe mesazhi që ai ka dhënë ishte që asnjë grua nuk duhet të mbeste pa gjoks. Kështu që ky mesazh që kam gjetur i cili nuk është i vetmi por kishte disa të tilla të cilat ndërroheshin...por mua më bëri përshtypje ky që fotografova, gjykoj se është një mesazh ekstremisht i rëndësishëm të cilin e theksoi edhe kryeministri”, tha Luini.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE