PD: Rama do të manipulojë
dhe INSTAT-in me njerëzit e tij
Deputeti i PD-së Shrefedin Shehu ka akuzuar kreun e Qeverisë, Rama, se po kërkon të manipulojë INSTAT-in duke pezulluar bordin drejtues.
TIRANË –Deputeti demokrat Shrefedin Shehu ka akuzuar sot kreun e Qeverisë, Rama, se po kërkon të manipulojë INSTAT-in duke emëruar aty njerëzit e tij.
Ky reagim i Shehut erdhi pas vendimit të Qeverisë për të pezulluar bordin drejtues të Këshillit të Statistikave.
Shehu tha në një konferencë shtypi se “në këtë mandat ka filluar një proces shkatërrimi në vend të Rilindjes që premtoi PS-ja ; vendimet e përditshme që po merr Qeveria e re nuk është janë gjë tjetër përveçse materializim i deklaratës së Ramës në Kuvend “Prisni se kjo nuk është asgjë.”
Konkretisht, dua të denoncoj shkatërrimin e INSTAT-it përmes pezullimit të anëtarëve të bordit dhe qëndrimi ynë është se këtu nuk pasur asnjë arsye thelbësore në të, por vetëm një, që Edi Rama të ketë gjithçka nën kontroll,”- theksoi ai, - “sepse të pezulluarit janë personalitete në fushat e tyre teknike, akademike, shoqërinë civile; kanë kualifikime, vijnë nga instucione të rëndësishme si Banka e Shqipërisë; media, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë etj.”
Qeveria e kryesuar nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi mori vendim më datë 29 shtator "Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.4%
Vota total: 588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11