TIRANE - Partia Demokratike foli sot nëpërmjet zëdhënëses të saj Silvi Bardhi, në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ku ky i fundit u shpreh gjatë një interviste televizive se “kur të vijmë ne në pushtet nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante”.

Bardhi tha se me këto fjalë, Shalsi “iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht si ç'pohoi ai, për të vjedhur jo haptas por me lezet”.

Sipas zëdhënëses të PD-së, “ai pohoi edhe një herë atë që zoti Rama dhe bashkëpuntorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë”. “Ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jetë ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë.”, tha Silvi Bardhi.

Partia Demokratike deklaroi se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama “po sheh ëndrra me sy hapur” sepse sipas saj, qytetarët i kanë dhënë përgjigen e merituar në zgjedhje e 8 ajit të 2011-ës.

DEKLARATA E PLOTE E ZEDHENESES SE PARTISE DEMOKRATIKE

Këto ditë me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht si ç'pohoi ai, për të vjedhur jo haptas por me lezet. Pra ai pohoi edhe një herë atë që zoti Rama dhe bashkëpuntorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë”. Me këtë pohim nëpërmjet Shalsit të tij, z. Rama dëshmon atë që thotë populli: Ujku qimen ndërron por zakonin nuk e harron.

Ai haptas iu pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jete ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë. Me pohimin publik që bëri me Shalsin e tij, se ai e do pushtetin për të vjedhur me lezet z. Rama, dëshmoi se kërkon votat e shqiparëve jo për qytetarët, por për klanet. Vetëm dy prej te cilave arkitektit tij të dashur Shkreli dhe drejtorit të tij besnik Eftimi iu besonte 80% të lejeve të ndërtimit apo 100% të reklamave për të ndarë me ta me lezet fondet e buxhetit të shtetit dhe fitimet e tyre.
Me zotimin e tij publik nëpërmjet nënkryetarit të tij se ai do pushtetin jo për të luftuar korrupsionin por për të vjedhur me kënaqësi e për t’i bërë shqiptarët të harrojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha të tij në Bashkinë e Tiranës, duke i shtrirë ato në mbarë territorin e vendit.

Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anulluar kontratat dhe konçesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socliaste të cilët derdhin lot për kohën kur rrëmbenin ose blinin me 1/15 e çmimt të tregut, trojet në qendër të Tiranës, kur lejet për pallate 5 katëshe i shëndronin në pallate 35 katëshe brenda natës apo kur me tenderat e pastrimit të qytetit plehrat nuk transportoheshin në Sharrë, por për të mos shpenzuar për transportin mbushnin lumin e Tiranës.

Partia Demokratike i deklaron z. Rama se po sheh ëndrra me sy hapur, sepse më dt 8 maj të vitit 2011 qytetarët e Tiranës i dhanë përgjigjen e merituar dhe përfundimtare alternativës së tij të vjedhjes me lezet duke e ndyrë atë në arkivin e turpit të Shqipërisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)