PD: Rama e bëri përgjegjës për
tatimet, në Krujë është i pandehu

PD: Rama e bëri përgjegjës për<br />tatimet, në Krujë është i pandehu
TIRANE - Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë për emërimet në administratë. Zëdhënësja  e PD-së Laura Vorpsi ka denoncuar ndërhyrjen, sipas saj të Kryeministrit në vendimin e gjykatës dhe emërimin e dyshimtë në sistemin tatimor të Klodian Durmishit. 
 
“Në Tiranë, me Edi Ramën është bërë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kryeministri i ka dërguar kështu një sinjal të qartë gjykatës së Krujës, duke i kërkuar që ta shpallë të pafajshëm të pandehurin Klodian Durmishi. Duke i besuar verifikimin në terren për Tiranën, Edi Rama i ka bërë dukshëm presion Gjykatës së Krujës duke i treguar vendimin që duhet të marrë. Prej muajsh, në Gjykatën e Krujës zhvillohet gjyqi ndaj të pandehurit Klodian Durmishi, i akuzuar nga prokuroria për vjedhje të kryer me shpërdorim detyre. Pak kohë më parë, edhe pse nuk merr dot një vërtetim gjyqësor që nuk ka ndjekje ndaj tij, Durmishi ka arritur të rilindë e të bëjë karrierë në sistemin tatimor të Edi Ramës”, ka thënë zëdhensja Vorpsi.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç