TIRANE - Partia Demokratike doli në një deklaratë për shtyp për të akuzuar kryeministrin se po bën presion zgjedhësve për të votuar kandidatin e PS-së Sotiraq Filon.

“E morët vesh! Ka zbarkuar gjithë qeveria në Korçë, dy ditë do të qëndrojë për të mbajtur nën presion zgjedhësit. Iu ka kadhur datën kandidati ynë. Është bërë për të qeshur. Gjezdis qeverinë nga një qytet në qytet tjetër.

Është bërë për të qarë hallin që e përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit”-tha Silvi Bardhi, zëdhënësja e PD-së në një prononcim për median sot paradite nga selia e PD-së.
 
Bardhi sulmoi Ramën dhe për fjalimin e mbrëmshëm që kryeministri mbajti në mitingun përfundimtar të mbylljes së fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore në Korçë.   
“Dje shkoi të shiste sapunin për djath. Tha disa herë fitoren e kemi të sigurtë dhe shpalli dëshirën e tj të vjetër për të parë Korçën e Shqipërinë një partiake. “- nënvizoi Bardhi.

Duke iu referuar kandidaturës së PD-së për kryetar të bashkisë së Korçës, Bardhi tha se Sotiraq Stratobërdha ka në qendër të vëmendjes qytetarin dhe “Korça dhe qytetarët e Korçës dinë të cmojnë vlerat e parimet”

Zgjedhësit në qarkun e Korçës do të votojnë të dielën për kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së Niko Peleshit, i emëruar në postin e zv/kryeministrit.      

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)