PD: Rama gënjen për taksat
s'paguan fatura për pasurinë e tij

PD: Rama gënjen për taksat<br />s'paguan fatura për pasurinë e tij
TIRANE- Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje kreut të PS-së Edi Rama të bëjë transparencën e pasurisë së tij.

Në një prononcim për mediat zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi deklaroi se kryesocialisti Rama prej javësh deklaron gënjeshtra për taksat në një kohë që ai nuk ka paraqitur asnjë faturë për pasuritë e tij.
“PD i bën thirrje Z. Rama të mos i fshihet transparencës, të marrë guximin dhe të thyej heshtjen e tij dhe të permbushë detyrimin e tij ligjor si person publik dhe politik e të zbardhë plotësisht të vërtetën e këtyre skandaleve korruptive personale dhe familjare”, tha Vorpsi.

“PD fton z. Rama të mos harrojë se heshtja e tij e zgjatur flet më shumë se pallati 5 katësh 900 meter katrorë, se 100 milion Lek kredi pa interes, se sa çmimi 2 Dollar i rezidencës së tij verore në Malin e Dajtit,të cilat e shqerojnë atë çdo ditë në çdo taki, në çdo zotim, në çdo mashtrim deri në kutinë e votimit"- tha Vorpsi.

DEKLARATA E PLOTE E PD

Prej më se 10 javësh me rradhë Z. Edi Rama, refuzon të bëjë transparencën për një seri aferash të tij korruptive personale dhe familiare.
Ai del çdo ditë dhe gënjen për çdo gjë por nuk ka paraqitur gjer më sot asnjë faturë ndërtimore për pallatin 5 katësh në pajë të familjes së tij, ndertuar në sheshin në mes të pallateve duke dëshmuar me këtë se pallati mund të jetë ndërtuar me gjobat që ai është akuzuar se ju vendoste ndërtuesve të Tiranës.
Prej 10 javësh Z. Rama ka shpifur trilluar për çdo gjë. Ai ka shpallur vet Shqiperinë gënjeshtër,por nuk I ka paraqitur publikut asnjë faturë tatimore të vërtetë të 1 milion Euro të paguara për ndërtimin e pallatit në pajë të familjes së tij në lulishten e fëmijve duke deshmuar se ai nuk ka paguar as dhe një qindarkë në tatimet e shtetit.
Z.Rama beson se taksat janë detyrim vetëm për qytetarët e tjerë por jo për atë dhe familjarët e tij.
Prej 10 javësh Z. Rama i fshihet transparencës që ai premtoi dhe nuk ka paraqitur as dhe një faturë bankare për 1 milion Euro investim në pallatin 5 katësh 900 m katrorë, nga kunati i vetëpunsuar i Z. Rama dhe një pensionist i familjes së tij.
Me këtë Z. Rama dëshmon se ai nuk disponon fatura bankare sepse ato mund të jenë para trafiqesh të pista të organizatave kriminale me të cilat ai ëshët i lidhur kokë e kembë.
Prej 10 javësh Z. Rama fshihet dhe nuk ka deklaruar ne IlDKP asnjë pasuri të nënës së tij as dhe djalit të tij ashtu si ç'detyron ligji i deklarimit të pasurive, sepse beson se ai dhe familja e tij qendrojnë mbi ligjin!
Prej 10 javesh Z Rama i fshihet transparencës, nuk ka paraqitur si ç' kërkon ligji as dhe një faturë për të treguar burimin e 100 milion lekëve kredi pa interes të gruas së tij duke lënë të dyshohet ajo që flitet se ato kanë si origjinë një zot e di!
Prej më se 10 javesh Z. Rama ndonëse mashtron për të gjitha çmimet, fshihet dhe nuk ju tregon Shqiptareve çmimin e vërtetë me të cilin ka blerë 8 mijë metër katrorë të truallit të rezidencës së tij me gjatësi themelesh 57 m në malin e Dajtit.
Ai vazhdon të mbrojë gënjeshtrën e tij se tokën e ka blere me vlerën qesharake 2 dollarë ndërkohëe që asokohe toka aty shitej jo më pak se 30- 40 dollare! Gojët e liga thonë se e ka blerë thjesht me një mandat!

PD i bën thirrje Z. Rama të mos i fshihet transparencës, të marrë guximin dhe të thyej heshtjen e tij dhe të permbushë detyrimin e tij ligjor si person publik dhe politik e të zbardhë plotësisht të vërtetën e këtyre skandaleve korruptive personale dhe familjare.

PD fton Z. Rama të mos harrojë se heshtja e tij e zgjatur flet më shumë se pallati 5 katësh 900 meter katrorë, se 100 milion Lek kredi pa interes, se sa çmimi 2 Dollar i rezidencës së tij verore në Malin e Dajtit,të cilat e shqerojnë atë çdo ditë në çdo taki, në çdo zotim, në çdo mashtrim deri në kutinë e votimit!

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike