TIRANE- Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka akuzuar qeverinë se po penalizon personat me aftësi të kufizuara në festat e fundvitit. Pampuri tha se ata u penalizuan duke mos i dhënë pagesën e fundvitit, ndërkohë që oligarkët, miqtë besnikë të Ramës janë shpërblyer me 150 milionë dollarë.
"Dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar, në festat e fundvitit.
Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre. Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos I mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special I Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, I cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri.
Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos I paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në focus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.
Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke I diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’I vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, sic ishte shpërblimi I pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdeshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre', shkruan Pampuri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.4%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
‘Pacientët në urgjenca përballen me kushte të mjerueshme’, Alimehmeti: PD do t’i japë zgjidhje reale shërbimit shëndetësor
29 Mars, 17:35
-
Muçollari: 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
29 Mars, 17:33
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
-
‘I dal në ëndërr natën’, kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet: Do bëhem e famshme
29 Mars, 12:07
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
Hajde Edi n.q.s seshte e vertete beju padi dhe leket per familjet e prekura nga termeti,ndryshe bej biden dhe rri si .....
Përgjigju