PD: Rama i solli nga 21-shi tek 'Tregu Elektrik', Veliaj i largon për oligarkun e radhës (VIDEO)

TIRANË - Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha se tregtarët e tregut Elektrik në Rrugën e Elbasanit po hidhen në rrugë për shkak të interesave klienteliste sipas saj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat, Çupi kujtoi se ishte Edi Rama si kryebashkiak në vitin 2020 që i solli tregtarët nga 21 dhjetori në vendin aktual, dhe sot kërkojnë t'i largojnë sërish.

"Është një treg prej 20 vitesh, i transferuar kur ishte kryetar bashkia Edi Rama në vitin 200, u transferua nga 21 dhjetori, për shkak se në atë kohë bëhej një kullë. Tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë rëndësinë e këtij tregu, një ndihmë për shërbimin publik. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë mbajtur fëmijët e tyre, kanë mbajtur ekonominë familjare, dhe sot kanë dalë në rrugë. Nuk është njoftuar asnjë vendim se ku do të tranferohen. Tregtarët kanë miliona mall që nuk kanë ku t'i lënë sot, është dëmtuar djersa e tyre. Ky treg mbyllet se do t'i vihet në dispozicion oligarkut të radhës të Erion Velisë me shokë. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Veliaj, dhe jo e kthen në dhunë dhe pashpirtësi", tha Dhurata Çupi ish-deputete e PD-së.

Ndërkohë ditën e djeshme teksa niste prishja e tregut elektrik, tregtarët që ishin vendosur aty protestuan kundër vendimit të bashkisë. Ata kanë kërkuar zgjidhje se ku të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndërkohë sipas bashkisë këto tregtarë janë njoftuar që në 20 dhjetor 2019 për zhvendosjen në Shkozë.

Ndër të tjera bashkia e Tiranës njoftoi se në vend të tregut elektrik, i cili është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapësirë publike të gjelbëruar për komunitetin.

Bashkia e Tiranës parashikon që në këtë truall, i cili ishte kthyer në treg gjatë viteve të tranzicionit, do të rikualifikohet në lulishte, stola dhe pemë për banorët e këtij komuniteti.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klei: 31/01/2020 23:36

    Si ste vjen turp moj dallkauke pa argumenta. Une banoj ne ate lagje dhe ai vend ishte tamam Favela. Kur me qellonte te kthehesha nga jashte dhe kisha akoma te fresketa pejsazhet qe kusha lene pas deri sa vija aty kishte diskordanca,por kur hyja te pjesa ku fillon tregu me kapte deshperimi sepse katapultohesha ne Afganistan...Ajo pjese ishte nje grusht ne sy.

    Përgjigju
  • gloria: 31/01/2020 14:31

    Keta plerat e PD duan ta bejne Tiranen si qytet me barrake, o idjote pa vizjon me keto tru kurre nuk do te vini ne pushtet. Ai treg eshte turp i botes por per vizjonin qe keni ju eshte tamam.

    Përgjigju
  • Tregu: 31/01/2020 13:31

    Beje te plote deklaraten .....kush eshte oligarku ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë