PD: Rama ka bërë mblesëri
me krimin, oligarkinë në veprim

PD: Rama ka bërë mblesëri<br />me krimin, oligarkinë në veprim
Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike ka listuar një sër akuzash mbi Kryeministrin Rama. Duke i’u referuar ngjarjeve më të fundit për abuzime gjatë detyrës dhe skandaleve me abuzime seksuale në vend PD ka hedhur teorinë së Kryeministri Rama “i ka hapur dritën jeshile abuzimit në cdo drejtim” dhe “po promovon një model që po jep çdo ditë rezultate”.

Duke i’u referuar asaj që cilëson si “Mblesërinë e Edi Ramës me krimin për sjellë në jetë oligarkinë e sotme në veprim”, PD në fund të deklaratës së saj për shtyp zotohet se do të vazhdojë të bëjë “transparencë me dhe për qytetarët e vendit, në emër të interesit më të lartë publik”.

Deklarata e plotë për shtyp e Partisë Demokratike.

“Modeli që ka krijuar dhe promovon Edi Rama, po jep cdo ditë rezultate.
Teksa ka inkriminuar administratën, zyrat e shtetit, parlamentin, Edi Rama i ka dhënë leje cdo zyrtari, cdo kujt që ka lidhje me oligarikë që të shkelë ligjin, rregullin, moralin.
Duke futur në parlament të dënuarin për trafik prostitucioni, duke emëruar trafikantët e drogës e rrëmbyesit e fëmijëve në poste kyce, Rama i ka hapur dritën jeshile abuzimit në cdo drejtim.
Në këtë mënyrë, ai ka dhënë lejen për miqtë e tij të ndërtojnë pa leje.
Ka krijuar lehtësitë që zyrtarët dhe përfaqësuesit politikë të kërkojnë favore seksuale.
Ka ngritur sistemin e një korrupsioni masiv.
Mblesëria e Edi Ramës me përfaqësuesit më në zë të trafikut të drogës e botës së krimit, ka sjellë në jetë oligarkinë e sotme në veprim.
E vetmja gjë e qëndrueshme sot është lidhja rreth pushtetit dhe qeverisjes e një rrjeti të madh trafikantësh e ish-të dënuarish për vepra të rënda penale.
Partia Demokratikedo të vazhdojë cdo ditë të bëjë transparencë me dhe për qytetarët e vendit, në emër të interesit më të lartë publik.”





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë