PD: Rama kërkon të përgjojë çdo
shqiptar, shkel të drejtat e njeriut

PD: Rama kërkon të përgjojë çdo<br />shqiptar, shkel të drejtat e njeriut
TIRANE - Partia demokratike ka reaguar serish në deklaratë për shtyp për rregjistrimi i numrit  IMEI të aparatëve celularë. Sipas deputetit të PD Eduard Halimi, vendimi i kryeministrit.

Rama për rregjistrimit e nr të IMEI i jep fund lirisë së komunikimit dhe të drejtave personale në vend. 

"Edi Rama në datë 4.6.2014, ka firmosur vendimin nr.354 të Këshillit të Ministrave. Sipas pikës 14 të këtij vendimi, brenda 2 muajve, pra brenda datës 6 gusht 2014, Kryeministri do ngrejë një databazë, ku të mbledhë të gjithë numrat e IMEIT të çdo celulari dhe ku do ketë akses sipas pikës 7, përveç Kryeministrit, Ministri i tij i Brendshëm, Policia e tij e politizuar në skaj, Drejtoresha e tij e Tatimeve, Drejtoresha e tij e Doganave, dhe gjithë Drejtorët e Tatimeve, Doganave anembanë vendit të emëruar personalisht nga Edi Rama. Sipas pikës 2 të këtij vendimi, ata që do duhet t’ia dorëzojnë celularin KM, dhe që do jenë nën përgjim 24 orë në 24, apo sa herë që kryeministri apo të emëruarit e tij do kenë dëshirë, janë: individët të cilët duan të blejnë apo që vihen në zotërim për përdorim vetjak të aparatit celular apo që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zotërojnë aparate celulare për përdorim vetjak. " tha Halimi

​Halimi theksoi se Rama ka firmosur më 4 qershor 2014 rezolutën e të dhenave, të cilën në prill të këtij viti Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luxemburg e shpalli të pavlefshme.

Në vitin 2006, BE miratoi një direktivë, atë me nr. 24, sipas së cilës, jo qeveria, por vetëm kompanitë mund të krijonin një databaze të cilën mund ta kishin në dispozicion jo qeveritarët, por vetëm Prokuroria e Republikës, e cila mund të kryente hetime, kryesisht ndaj akteve terroriste në botë. Por edhe pse qeveritarët e vendeve të BE nuk kishin akses në këtë databaze por vetëm kompanitë që ofronin shërbimin celular dhe Prokuroria e Republikës, më datën 8 prill 2014, Gjykata Europiane e Drejtësisë, e shpalli këtë rezolutë si të pavlefshme, sepse marrja e IMEIT, pasaportës së celularit, përbën cënim të rëndë të privacisë së individit. Pas kësaj, askujt mbi tokë nuk do ti kishte shkuar ndërmend, që 3 muaj pasi Gjykata e Luxenburgut do urdhëronte kompanitë e celularëve që mos mbanin databazë për IMEIN, kryeministri i një vendi që ka statusin e kandidatit do urdhëronte që këtë databazë ta kishte personale ai vetë, dhe të shtetëzonte çdo të dhënë për indvidët.

Halimi, ashtu siç njoftoi ditë më parë, ripërsëriti se Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Edi Rama për vendimin e Këshillit të Ministrave për regjistrimin e numrave IMEI-të celularëve.

PDF - Vendimi i Gjykatës së Luksemburgut

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit