PD:Rama krijon prokurori paralele
byroja është anti-kushtetuese

PD:Rama krijon prokurori paralele<br />byroja është anti-kushtetuese
Partia Demokratike ka reaguar ndaj hapit të mazhorancës për reformën në drejtësi. Deputeti i PD-së Arben Ristani në një konferencë për shtyp tha se dyshja Rama-Meta kërkon të kontrollojë drejtësinë nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit.  

“Si arrogantë dhe hileqarë Rama dhe Meta, i hapën rrugë nënshtrimit të gjyqësorit, kontrollit të KLD dhe spostimit të prokurorisë. Dyshja oligarke, krijoi dy ditë më parë në Kuvend, një Prokurori Paralele, duke miratuar të ashtuquajturën, Byro Kombëtare të Hetimit. Ky instrument, pra Byroja Kombëtare e Hetimit, është një tjetër hap i kryeministrit për të kapur institucionet dhe kontrolluar pushtetet e pavarura.  Dhe aty ku kapja nuk mund të bëhet drejtpërdrejt, si në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, e shmang atë duke sjellë në jetë me nxitim, një strukturë paralele tërësisht nën urdhrat e ekzekutivit. Byroja Kombëtare e hetimit është një sajesë anti-kushtetuese, që oligarkia do ta përdorë si një kamxhik dhe këmishë force, për rivalët dhe kundërshtarët e saj në politikë e kudo”, deklaroi Ristani.

Sipas tij kjo byro është e njëtjtë me byronë e dikurshme politike që kontrollonte gjithçka dhe jeta e liritë e njeriut nuk ekzistonin.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni