PD: Rama lejon ndërtim pa
leje 100 metra larg shtëpisë së tij

PD: Rama lejon ndërtim pa<br />leje 100 metra larg shtëpisë së tij
TIRANË - Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë ditën e sotme në zonën e Dajtit një denoncim publik mbi një ndërtim, i cili sipas tij është pa leje, rreth 100 metra larg banesës së Kryeministrit Rama.
 
Salianji është takuar me banorë të zonës për të denoncuar në media fillimin e punimeve në një kodër ku sipas tij do të ndërtohet banesa e një njeriut të afërt të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Sipas Salianjit ky ndërtim është pa leje, krim ndaj mjedisit dhe gjithashtu provë evidente e interesave klienteliste dhe korruptive qeveritare të njerëzve më të afërt të kryeministrit.
 
“Dje Kryeministri tha që krimi ndaj mjedisit është një vrasje. Jemi sot këtu për të denoncuar një vrasje. Ky ndërtim pa leje bëhet nga njeriu më i afërt i Erjon Veliajt. Ditën për diell. 100 metra larg shtëpisë së kryeministrit.
 
Kjo kodër e bukur që shihni pas meje ka qenë e gjelbëruar 3 muaj më parë, dhe për interesa klienteliste dhe korruptive të qeveritarëve, të njerëzve më të afërt të kryeministrit dhe nën bekimin e tij, ka marrë këtë pamje, duke u ndërtuar në mënyrë të paligjshme.”- deklaroi në terren Koordinatori i PD, Salianji.


Në praninë e banorëve të zonës, Salianji gjithashtu u zotua se institucioni që përfaqëson, Partia Demokratike, do të jetë gjithmonë e angazhuar për denoncimin e “çdo politike selektive, prishje të ndërtimeve të njerëzve të pamundur dhe çdo ndërtim pa leje që bëhet me bekimin e kryeministrit”.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë