PD: Rama lot krokodili për policinë,
që masakroi më 21 jana

PD: Rama lot krokodili për policinë, <br />që masakroi më 21 jana
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme sulmet e drejtpërdrejta ndaj kreu të Partisë Socialiste Edi Rama. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi deklaroi se “Edi Rama po derdh këto ditë lot krokodili për Policinë e Shtetit, të cilën e masakroi me banditët e tij me 21 Janar”.

Më tej Vorpsi theksoi se “kryetari i PS-së është i vetmi politikan që beson se nëpërmjet krimit dhe veprave të tij të zeza mund të mbledhë vota”.

“Rama kërkon me pahir të bëhet avokat i Policisë së Shtetit kur në panelin nga i cili loton ka në krahë njerëz të cilët kanë vrarë e masakruar të pafajshëm deri në vitet ’90 e që fëmijët e tyre kanë ekzekutuar me plumb në kokë dhe kanë plagosur të rinj të pafajshëm në Tiranë. Zoti Edi Rama ju nuk mund të bëheni avokat i Policisë së Shtetit dhe Shtetit Ligjor kur të gjithë e dinë se ju jeni miku më i madh i krimit të organizuar, i vetmi politikan shqiptar që ulet në tavolinë me kriminelë e njerëz të kërkuar nga drejtësia? A mundet të jetë avokat i Policisë, njeriu që edhe për Sekretar të Partisë Socialiste për Rendin ka zgjedhur individë që me drejtësinë i kanë dosjet e hapura? Kur Edi Rama flet për policinë e drejtësinë nuk qeshin vetëm kriminelët, por qeshin të gjithë shqiptarët”, deklaroi Vorpsi.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë