PD: Rama mashtroi me legalizimet
jep tapitë dy herë më shtrenjtë

PD: Rama mashtroi me legalizimet<br />jep tapitë dy herë më shtrenjtë
TIRANË- Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po jep tapitë e shtëpive dy herë më shtrenjtë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha se tapitë që kryeministri Rama shpërndau dje në zonën e Paskuqanit, “janë së qeverisë së mëparshme."
 
“Që Edi Rama mashtroi me legalizimet falas në fushatë u pa shpejt se e treguan tellallët e tij. Por që tapia do kushtojë 2 herë me shumë u tregua dje, pra shqiptarët do paguajnë me para në dorë 2 herë më shumë”, tha zëdhënësja Silvi Bardhi nga selia blu. 

Sipas Partisë Demokratike, “Edi Rama vetëm është tallur me banorët që kanë ngritur shqetësimin e legalizimeve.”
 
“Nuk ka tapi falas, legalizimet do kushtojnë 2 herë më shtrenjtë”, vijoi Bardhi. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë