TIRANE - Partia Demokratike ka bërë publike vendimet e gjykatave për drejtuesit e CEZ në Durrës dhe Zyrës së Punës në Korçë, duke denoncuar edhe një herë qeverinë Rama për vendosje në krye të institucioneve të personave me precedentë penalë.

Zëdhënësja për shtyp e PD, Laura Vorpsi, në deklaratën për shtyp, publikoi vendimet e gjykatave për drejtuesin e CEZ në Durrës, Plator Mehmetin, dhe Kreun e Zyrës së Punës në Korçë, Florenc Tabakun.

“Ja vendimi i Gjykatës së Durrësit që e dënon Plator Mehmetin, i caktuar sot nga rilindja kryeinxhinier në CEZ, me 10 muaj e 15 ditë burgim e 267 mijë lekë gjobë, për shpërdorim detyre dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Ja vendimi i Gjykatës së Korçës që e dënon Florenc Tabakun, kreun e zyrës së punës me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë gjobë për falsifikim dokumentesh” tha në fjalën e saj Vorpsi.

Vendimi i gjykates
(Në foto vendimi i Gjykatës për Kreun e Zyrës së Punës në Korçë, Florenc Tabaku)

Duke vazhduar më tej Vorpsi akuzoi Ramën se po vendos po mbron drejtuesit e dënuar nga gjykata.

“Qeveria, dhe Kryeministri Rama, jo vetëm se nuk marrin masat e duhura, por bëjnë përpjekje të dëshpëruara, për të mbrojtur me cdo kusht këta persona dhe për të mbuluar të shkuarën e tyre.” tha në fjalën e saj Vorpsi. 

Vendimi i Gjykatës për Plator Mehmetin