PD: Rama-Meta amnistuan nga
ndjekja penale militantët e tyre

PD: Rama-Meta amnistuan nga<br />ndjekja penale militantët e tyre
TIRANE - Partia Demokratike akuzoi dyshen Rama-Meta , se amnistuan dhe ndërprenë hetimet mbi akuzat e blerjes së votave në Korçë nga ana e disa komisionerëve të Partisë Socialiste. Përmes një deklarate për shtyp, deputeti Oerd Bylykbashi, e konsideroi moskalimin në Parlament të këtij amendamenti si provë “e simbiozës dhe lidhjes së fortë të Ramës dhe Metës me krimin”.  “këta blerës të votës së shqiptarëve me para të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar”,

“Seanca e 31 korrikut e Kuvendit të Shqipërisë e mbylli me turp vitin e parë të kësaj mazhorance të inkriminuar.  Si të mos mjaftonin ligjet për kapjen politike të drejtësisë, krijimin e një prokurorie paralele nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe firmosjes së çekut të bardhë për CEZ duke vjedhur 1,1 milion lekë nga xhepi i çdo shqiptari, kjo mazhorancë votoi me urdhër për të rrëzuar amendamentet e opozitës për ligjin e amnistisë. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë se si Rama dhe Meta, këta blerës të votës së shqiptarëve me para të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, amnistuan dhe ndërprenë hetimin e blerjes së votave në Korçë. Ky turp që shqiptarët e panë me zë dhe me figurë, përbën krim sipas ligjeve të Republikës. Por Rama dhe Meta kanë votat në parlament dhe i amnistuan nga ndjekja penale militantët që veçse zbatonin porosinë e tyre. Duke shkelur çdo procedurë parlamentare, Rama dhe Meta e mbajtën peng dhe për disa muaj amendamentin e opozitës dhe qëllimisht vendosën që ta rrëzojnë amendamentin e opozitë në seancën e fundit. Ata e futën votimin dhe rrëzimin e amendamenteve të opozitës në mes të listës së gjatë të ligjeve me shumicë të cilësuar, vetëm e vetëm që t'ia fshihnin opinionit publik ketë amnisti të dytë. Kjo amnisti e dytë e krimit të blerjes së votës, e votuar me 82 vota të kësaj mazhorance, është provë e simbiozës dhe lidhjes së fortë të Ramës dhe Metës me krimin. Ata janë të gatshëm të amnistojnë çdo kriminel që i shërben kapjes dhe mbajtjes prej tyre të pushtetit.”- tha Bylykbashi për mediat.

Gjithashtu Deputeti Bylykbashi hodhi pretendimin se kriminelët janë emëruar në poste drejtuese dhe se amnistimi i blerjes së votës në Korçë i thotë shqiptarëve se askush që blen apo vjedh vota nuk do të dënohet. Gjithashtu, duke vënë në të njëjtën prizëm Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Meta, ai i konsideron ata si “një dyshe oligarkike”.

“Kjo amnisti është provë tjetër e paktit me krimin që ka bërë dyshja oligarke që qeveris vendin. Është provë që shpjegon paktin më të cilin kjo dyshe i hapi krimit portat e parlamentit. Kjo amnisti i shpjegon shqiptarëve arsyet pse kriminelët janë emëruar në poste drejtuese në administratë sapo kjo dyshe oligarkësh mori pushtetin. Amnistimi i blerjes së votës në Korçë i thotë shqiptarëve se askush që blen apo vjedh vota nuk do të dënohet. Opozita denoncon me forcë këtë skandal. Ky nuk është thjesht skandali i radhës i kësaj mazhorance. Blerja e votës është vetëm simptomë e korrupsionit politik të oligarkisë që po instalohet në Shqipëri. Korrupsioni politik qëndron në themel të çdo forme korrupsioni të qeveritarëve dhe i hap derën krimit. Opozita dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë të keqe të anullojë votën e lirë të shqiptarëve!”- përfundon deklaratën për shtyp Deputeti Bylykbashi.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni