PD:Rama-Meta,duan drejtësinë 
nën kontroll, që të mos hetohen

PD:Rama-Meta,duan drejtësinë <br />nën kontroll, që të mos hetohen
TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Eduard Halimi mbi pr/ligjin e fundit të prezantuar nga mazhoranca për reformën në sistemin e drejtësisë. Sipas Halimit qeveria i ka hyrë fushatës së sulmit ndaj Drejtësisë dhe kërkojnë ta fusin atë nën kontroll, sepse zyrtarët e saj janë përfshirë në korrupsion, janë pjesë e krimit të organizuar dhe bandave kriminale.

“E do qeveria drejtësinë nën kontroll, se do ta bëjë gjumin e qetë për emërimet kriminale të bëra në administratën e vendit, ku banditët e dalë nga burgu i veshën me kollaren e pushtetit dhe i emëruan në postet drejtuese që qeverisin vendin.”-tha Halimi
 
Në daljen e tij për mediat Halimi u shpreh se ikjo fushatë bëhet që të mos ketë drejtësi për  korrupsionin politik të blerjes së votave të qytetareve shqiptare në Korçë dhe përsëritjen e krimit me amnistinë me forcën e kartonave të blerë me korrupsion.

Më tej deputeti i PD, Halimi shton se  Rama dhe Meta e duan drejtësinë nën sqetull që të mos përgjigjen para ligjit për vjedhjen e serverit të tatimeve dhe bllokimit që po i bëhet në parlament transparencës së këtij krimi.

“E duan drejtësinë nën kontrollin e tyre që të fshehin krimin e vrasjes me makinën e eskortës të një djali 19 vjeçar në aksin e Gjirit të Lalzit.”- tha Halimi.

Partia Demokratike  nxit Prokurorinë e vendit dhe sistemin gjyqësor si autoritetet e vetme që kanë atributin Kushtetutës për të hetuar, gjykuar dhe dënuar në mënyrë të shpejtë dhe efikase çdo zyrtar të vendit në ekzekutiv dhe në sistemin e drejtësisë, që është i përfshirë në korrupsion, në çdo kohë dhe kudo qoftë ai.

“Ta kryejë këtë mision me profesionalizëm dhe përkushtim pavarësisht presionit politik në rritje nga Kryeministri i vendit që kërkon me çdo kusht kapjen politike dhe kontrollin politik të drejtësisë.”-tha Halimi.

Sipas deputetit të PD, qeveria  nuk kërkon asgjë tjetër, përveçse me metoda staliniste, një sistem drejtësie të gjunjëzuar para tyre me qëllimin e vetëm për t’iu shmangur ndëshkimit para ligjit dhe para drejtësisë të tyre, dhe gjithë të tjerëve që janë të lidhur kokë e këmbë me krimin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë