“Dyshja Rama-Meta lanë duart sot me një vendim të turpshëm të byrosë së Kuvendit, duke vendosur masë disiplinorë për deputetin Strazimiri dhe për agresorët e tij, Ndoka dhe Ndreu.
Kjo është një përpjekje e turpshme për të barazuar aktin e denoncimit që bën në Kuvend deputeti demokrat, me aktin banditesk të dy deputetëve Ndoka e Ndreu, të cilët goditën me grushte Strazimirin.
Dyshja Rama-Meta i kanoset zyrtarisht deputetit Strazimiri dhe opozitës, duke i kërkuar që të heqë dorë nga denoncimet e lidhjes së tyre me krimin dhe futjes së përfaqësuesve të krimit në radhët e deputetëve të shumicës.
Një ditë më parë, Edi Rama ju kanos z.Strazimiri me sulmin që urdhëroi ndaj tij.
Sot ju kanos edhe zyrtarisht përmes Ilir Metës.
Ky vendim i byrosë së Kuvendit është një tjetër fakt në vijimësi se Parlamenti është bërë strehë e krimit”, thuhet në reagimin e PD-së.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)