PD: Rama-Meta, rekord të
inkriminimit të administratës në 1 vit

PD: Rama-Meta, rekord të<br />inkriminimit të administratës në 1 vit
TIRANE - Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike pretendon se dyshja Edi Rama dhe Ilir Meta, gjatë një viti kanë vendosur “një rekord të papërsëritshëm të inkriminimit të administratës”.
 
“Rama dhe Meta krijuan modelin e përmbysur, anti-modelin më saktë, duke bërë deputet të dënuarin për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, duke emëruar drejtorë zyrash e shefa shërbimesh në pikat kyçe, trafikantë droge të kapur me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo të dënuar deri në 16 vite burg.
 
Në Vlorë promovuan personin e arrestuar në Itali për organizimin e rrëmbimit të fëmijës. Nuk është hiç më pak kriminal caktimi në krye të këshillit të qarkut të Korçës, të gruas që çoi në vetëvrasje një punonjëse që shërbente prej 24 vitesh.”- janë këto “prova” të parashtruara për opinionin publik nga ana e PD, gjatë deklaratës së saj për shtyp, mbi atë që ka cilësuar si inkriminim të administratës.
 
Në fund të deklaratës së saj, Partia Demokratike, zotohet se do të vazhdojë denoncimin e atyre rasteve që cilëson si “emërime kriminale të Edi Ramës e Ilir Metës”. Gjithashtu shprehet e vendosur se do të jetë pengesë ndaj “instalimit të standardit të inkriminimit” të Kryeministrit Rama së bashku me atë që cilëson si oligarki në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën