PD: Rama-Meta s’heqin dorë nga
kapja e AMA për interesa klienteliste

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një konferencë nga kryesia e Kuvendit, ka denoncuar, sipas tij, manovrat e mazhorancës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Ai tha se, deputetët e PD-së do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e falsifikimit të memos për AMA.
 
“Pavarësisht nga pretendimet e dyshes Rama-Meta në tre javët e fundit mbi gjoja pezullimin e hyxhymit të tyre për të zaptuar institucionet e pavarura, faktet dëshmojnë qe kjo është demagogji”.
 
“Lidhur me AMA-n, Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por kete vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me veten, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe te procedohet me konsensus. Po kështu eshtë  shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian”, tha Boçi.
 
Sipas tij, “javën e shkuar në thyerje te Rregullores së Kuvendit dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës, një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit të Edukimit e Medias nën presionin e përfaqësuesve të mazhorancës”.
 
“Shqiptarët duhet ta dinë se pas këtij insistimi të pashembullt të Rama-Meta-s për kapjen e AMA qëndrojnë edhe  interesa të pastra financiare dhe klienteliste pas vendimeve të fundit të AMA-s; këto vendime në shërbim të teleshikuesve në mbarë Shqipërinë do të sjellin uljen e ndjeshme të çmimit të kartës dixhitale si dhe shikimin falas te televizioneve kombëtare”, tha gjatë konferencës deputeti demokrat.
 
“Deputetët e PD do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e këtij falsifikimi dhe do të kundërshtojnë çdo tentativë Rama-Meta për zaptimin e AMA”, përfundoi deklarata e deputetit, Luçiano Boçi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?