PD: Rama, na prezanto "ustallarët"
e Doganave, Tatimeve dhe agjensive

PD: Rama, na prezanto "ustallarët"<br />e Doganave, Tatimeve dhe agjensive
TIRANË – Partia Demokratike ka ngritur sot pikëpyetje rreth emërimit të drejtuesve të rinj të institucioneve, për të cilët Kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë informacion se cilët janë dhe nga vijnë. Sipas saj, ata janë "ustallarët" e gjetur nga Rama për të hapur "gropën" e paralajmëruar të evazionit fiskal.
 
Deputeti demokrat Gerti Bogdani, në një deklaratë për shtyp, tha: “Shqiptarëve u kujtohet me siguri se kur Edi Rama emëroi këshilltarët e tij, ai i mbushi mediat me meritat e tyre.  Opinioni publik u ushqye për ditë të tëra me lëvdatat e kryeministrit për arritjet e mëdha rajonale e botërore të stafit që kishte përzgjedhur.

Këto ditë Edi Rama ka emëruar drejtuesit e institucioneve që menaxhojnë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, por nuk ka belbëzuar as edhe një fjalë rreth tyre.  Cilat janë meritat, përvojat dhe ekspertizat e këtyre individëve?- tha ai.

Sipas Bogdanit, "Kryeministri ka emëruar në heshtje drejtuesin e Doganave; asnjë fjalë për drejtuesin e Tatimeve; asnjë fjalë për drejtuesin e Albpetrolit; heshtje për drejtuesin e Lojërave të Fatit; asnjë fjalë për drejtuesit  e inspektoriateve; asnjë fjalë për drejtuesit e agjensive të rëndësishme. Asnjë fjalë për drejtuesin e QSUT-ësë.  

Pse kjo heshtje për emërimet e këtyre individëve që kanë marrë në dorë fatet e shërbimeve, pasurive dhe parave publike?

Deputeti demokrat e lidhi këtë "mungesë transparence" me "planin ogurzi të shpallur nga Ministri i Financave për të krijuar gropën qindra milionë euro në buxhetin e shtetit.
Dhe për të përmbushur profecinë e Canit, janë vënë njerëzit më të përshtatshëm për evazion, abuzime, dhe vjedhje të financave publike.

Ministri i Financave tha para pak ditësh se 250 milionë euro do t'i mungojnë buxhetit të shtetit,"- përfundoi Bogdani, - "ndërsa Edi Rama caktoi ustallarët që do ta hapin këtë gropë."
 
 
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime