PD: Rama ndërhyri brutalisht në 
gjyq, ndërkombëtarët të hapin sytë

PD: Rama ndërhyri brutalisht në <br />gjyq, ndërkombëtarët të hapin sytë
TIRANË - Përmes deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike ka reaguar sërish për mosparaqitjen e dëshmitarit kyç në vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj. Sipas Bylykbashit nga dita e djeshme Kryeministri Rama ndodhet publikisht në një akuzë shumë të rëndë.

Deputeti demokrat thekson se Rama akuzohet se ka ndërhyrë brutalisht në një seancë gjyqësore, në favor të të akuzuarit për vrasjen e oficerit të lartë të policisë, e gjitha kjo në këmbim të votës në parlament të vëllait të të pandehurit, Mark Frrokut.

“Teksa procesi gjyqësor ka arritur kulmin, krejt papritur policia thotë se ka humbur kontaktet me dëshmitarin kyç, pra ka humbur dëshminë që është prova kryesore në këtë proces.”-shprehet Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi në emër të PD i kërkon prokurorisë të hetojë urgjentisht të gjithë mekanizmin mafioz të kësaj historie.

Deputeti i PD, Bylykbashi i bën thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë që të hapë sytë përpara kësaj prove të re të bashkëjetesës së krimit me qeverinë Rama-Meta.

Fjala e plotë e deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi
Nga dje Kryeministri i vendit ndodhet publikisht në një akuzë shumë të rëndë. Edi Rama akuzohet se ka ndërhyrë brutalisht në një seancë gjyqësore, në favor të të akuzuarit për vrasjen e oficerit të lartë të policisë, e gjitha kjo në këmbim të votës në parlament të vëllait të të pandehurit.

Teksa procesi gjyqësor ka arritur kulmin, krejt papritur policia thotë se ka humbur kontaktet me dëshmitarin kyc, pra ka humbur dëshminë që është prova kryesore në këtë process.

Edi Rama është gati të zhdukë një dëshmitar për të marrë favore politike.Me ndërhyrjen në procesin gjyqësor, Edi Rama ka vulosur përfundimisht rënien e shtetit ligjor në vend, dhe ka dekretuar sundimin e mafias, interesave dhe pazareve të tij me të.

Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos gjunjëzohet para këtij presioni dhe manipulimi. Ne i kërkojmë prokurorisë të hetojë urgjentisht të gjithë mekanizmin mafioz të kësaj historie mafioze, përpara se shteti i së drejtës të marrë këtë goditje të rëndë.

Ndajmë me gjithë qytetarët shqiptarë tronditjen e thellë për këtë akt të paprecedent dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë që të hapë sytë përpara kësaj prove të re të bashkëjetesës së krimit me qeverinë Rama-Meta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit