Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh se, "tashmë, Partia Demokratike ka bërë realitet lëvizjen e lirë pa viza dhe ka ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për integrimin në BE".
"Tani ka mbetur vetëm kalimi i tre ligjeve të cilat vazhdojnë të bllokohen nga z. Rama. Ne do të bëjmë çmos që të tejkalojmë edhe këtë bllokadë, sepse ne besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësi pa kufij. Por e vetmja zgjedhje për të cilën interesohet z. Rama është të mbrojë pushtetin e tij në krye të Partisë Socialiste", tha Vorpsi.
Ajo siguroi se, "Partia Demokratike nuk do të pushojë deri sa integrimi në BE të bëhet realitet dhe të rinjtë të jenë në gjendje të përfitojnë nga të gjitha të mirat që vijnë bashkë me integrimin në Europë si trajnimet profesionale jashtë vendit, Master-at dhe Doktoraturat në universitetet Europiane dhe dhjetëra e mijëra vende të reja pune këtu në Shqipëri.
(atsh/sg/shqiptarja.com)