TIRANE - Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, e cilësoi sot votimin e heqjes së imunitetit edhe nga ana e Partisë Socialiste në Parlament si një veprim nën presion dhe një fakt për të cilin Edi Rama është penduar.
Sipas saj, Rama “ka vendosur të rikthehet përsëri në traditën e tij disa vjeçare destruktive të bllokimit të votimit në Parlament të reformave që kërkojnë miratimin me tre të pestat e votave”, teksa vijoi me akuzat për “bojkotimin e Parlamentit, paradën e grevës së urisë, dhe organizmin e 21 janarit famëkeq për të marrë pushtetin me dhunë, rrethoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të bllokuar numërimin e votave”.
Sipas Partisë Demokratike, me qëndrimin ndaj votimit të reformës të pushtetin gjyqësor, “Rama po dëshmon se do të bllokojë për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe ngritjen e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ngritjen e të cilit e propozuan vetë deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve”, u shpreh zëdhënsja e PD, Silvi Bardhi.
“Partia Demokratike i bën thirrje kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi Rama të heqë dorë nga politika e bllokimit të reformave të drejtësisë, ngritjes së Kolegjit Administrativ dhe Gjykatës Administrative, jetike dhe e domosdoshme për bizneset dhe qytetarët shqiptarë, zgjidhjen e problemeve të tyre të shumta me Administratën shtetërore dhe mbrojtjen e tyre nga arbitrariteti i kësaj të fundit”, përfundoi Bardhi.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com