PD: Rama relativizon dhe minimizon
dhunën duke heshtur prej 36 ditësh

PD: Rama relativizon dhe minimizon<br />dhunën duke heshtur prej 36 ditësh
TIRANE - Partia Demokratike i rikthehet çështjes së dhunës së ushtruar ndaj deputetit Strazimiri duke ripërsëritur në një komunikatë për shtyp akuzat e forta ndaj Kryeministrit Rama për implikim me “akte banditeske” dhe kriminalizimin e Parlamentit.

Sipas Partisë Demokratike “përpjekja për ti mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën” është një nga ngjarjet më të rënda në demokracinë tonë dhe se Kryeministri Edi Rama “tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur”. Duke i ripërsëritur akuzat e forta për shfrytëzim prostitucioni ndaj depuetit Arben

Ndoka, gjithashtu Partia Demokratike e konsideron deputetin e Partisë Socialiste si instrument i dhunës që përdor z. Rama në Parlament.

Më poshtë komunuikata e plotë e Partisë Demokratike:

“Përpjekja për ti mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë. I tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë. Edi Rama tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur. Hesht Edi Rama edhe kur publikisht mësohet se deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në parlament, rezulton me fakte e dokumenta, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Por sa më shumë hesht Rama për dhunën ndaj opozitës, dhe për provat e inkriminimit të parlamentit, aq më shumë rriten përmasat e këtij skandali. Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri cdo gjë që ta pasur në parlament Arben Ndokën. Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë. Ne nuk do të lejojmë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale. Qytetarët duan reagim dhe transparencë. Ndaj ne do të denoncojmë cdo ditë, kriminalizimin që Edi Rama po i bën zyrave të shtetit dhe Parlamentit.”

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç