Partia Demokratike ka akuzuar edhe këtë të martë kryeministrin Rama se po i imponon mësuesit të marrin pjesë në drekat e fundivitit me urdhër të Saimir Tahirit.
Sipas deputetit Luçiano Boçi, Rama në vend që t’ju japë shpërblim për festat, siç i takon dhe e kërkon kodi i punës e kontrata kolektive, i detyron mësuesit të marrin pjesë në këto dreka, që sipas tij janë lëmosha.
Deklarata e deputetit Luçiano Boçi:
Skandaloze ajo që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës!
Në vend që Rama t'i japë mësuesve shpërblimin e fundvitit, siç i takon dhe e kërkon kodi i punës e kontrata kolektive, u imponon atyre një lëmoshë-drekë me Ministrin e Brendshëm, sipas kodeve partiake.
Në vend që t'i lënë pak rehat, të shijojnë së paku pushimet e Krishtlindjeve e Vitit të ri, mësuesit i rreshtojnë me zor, me pjata para, për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap, sipas kodeve të arrogancës.
Dhe jo vetëm kaq.
Ministri i Brendshëm, nuk heziton të pozojë para të gjithë mësuesve, me njerëz të arrestuar vetëm para një viti, sipas kodeve të mafias.
Të arrestuar, pikërisht për krim ndaj vetë policisë së shtetit e tani të emëruar nga Rama mësues, siç është rasti i fotos me Ermal Myrton.
Rama me Ministrin e tij të brendshëm, hapur përqafojnë krimin, promovojnë krimin dhe mbështesin krimin.
Rama dhe Ministri i tij janë përkrah Elvis Roshit, Armando Prengës e Ermal Myrtos.
Rama dhe krimi janë sot një e të pandarë.
Largimi i Ramës, është largim i krimit nga politika.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com