PD: Rama, shkarkime në drejtësi
me deputetë të dënuar nga drejtësia

PD: Rama, shkarkime në drejtësi<br />me deputetë të dënuar nga drejtësia
Partia demokratike ka dënuar sërish kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Deputeti demokrat Arben Ristani tha se kryeministri Edi Rama  Edi Rama ka zgjedhur për të reformuar drejtësinë një të dënuar për trafik prostitucioni.  Ristani tha se Rama kërkon kapjen e drejtësisë.
 
“Firma e deputetit me precedent penal, e provuar botërisht me dokumeta, tregon qëllimin e vërtetë të Edi Ramës, që shkon në fakt përtej kapjes së institucionit.  Me Arben Ndokën si nismëtar, por dhe me deputetë të tjerë me precedent penalë, Edi Rama në fakt kriminalizon drejtësinë, dhe e kthen atë në shërbim të interesave vetiake. Edi Rama i ka dhënë shansin e jetës deputetit të të tij të dënuar për vepra të rënda penale.  I dënuari nga drejtësia, ka sot rastin të hakmerret ndaj drejtësisë që e dërgoi në burg, por ka edhe rastin të kërcënojë drejtësinë që e ka marë përsëri të pandehur”, deklaroi deputeti demokrat.

Për Partinë Demokratike ky skandal është këmbana e alarmit për tatëpjetën që po merrr drejtësia në vend.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh