PD: Rama shpërblen dhunuesit e
serverit, Cani:Janë profesionistë

PD: Rama shpërblen dhunuesit e<br />serverit, Cani:Janë profesionistë
TIRANË - "Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme", - u shpreh sot, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, gjatë një deklarate për shtyp. 
 
Sipas Vorpsit, “kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave, dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve.”,
 
Po ashtu ajo akuzoi se, “Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e Ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive. Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave.
 
“Partia Demokratike, shtoi Vorpsi, i konsideron këto akte të Kryeministrit si thellim të skandalit. Ne nuk do të ndalemi, derisa ta zbardhim plotësisht ngjarjen, mekanizmin korruptiv dhe derisa të nxjerrim në dritë të gjithë përgjegjësit, pavarësisht se sa të forta i kanë lidhjet politike, pavarësisht bekimit që kanë marrë nga dyshja Rama-Meta.”

ORA 20:00 CANI: NDAL SULMIT MBI DREJTORET TANE, JANE TE KUALIFIKUAR

Pas këtyre akuzave, po sot, ka qënë Ministria e Financave, institucioni që i ka dalë këtë radhë në mbrojtje dy drejtuesve të rinj të sapoemëruar, të sulmuar nga PD-ja në vazhdën e fushatës së saj demaskuese.

Financat i kanë kërkuar sot opozitës  të ndalë sulmin mbi administratën tatimore e pikërisht mbi dy drejtorët e IT-së të emëruar në Hipotekë dhe Ministrinë e Financave.

“Pas 8 vjetësh rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale,”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga Financat.  

Të ardhurat nga Tatimet e Doganat jo vetëm që janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, por kanë tejkaluar edhe vetë planin e vendosur nga qeveria.

Opozita duhet ta kuptojë se organet tatimore janë të shtetit, jo të politikës,”- theksohet në njoftim e duke iu referuar në veçanti akuzave për ndërhyrje në server, nënvizohet se “Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve ka bërë çmos që të dhënat e ruajtura në serverat e Tatimeve të jenë të sigurta, edhe pse sistemi u gjet në një gjendje jofunksionale.”
 
Lajm në përditësim që nga ora 14:00
Redaksia online
(ar.sh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta