PD:Rama sjellje cinike me ish-të përndjekurit
nuk ka nisur dëmshpërblimet

PD:Rama sjellje cinike me ish-të përndjekurit<br />nuk ka nisur dëmshpërblimet
TIRANË- “Qëndrim tallës dhe cinik” i ka cilësuar Partia Demokratike premtimet e qeverisë se do të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit polikë, gratë mbi 70 vjeç dhe burrat mbi 75 vjeç brenda vitit të parë të mandatit.
 
Në një deklaratë për mediat në selinë blu deputetja demokrate,  Albana Vokshi u shpreh se kryeministri Edi Rama “sot me guxim të madh po i mashtron e po mundohet t’i sugjestionojë me lëvizje, lyerje apo suvatim godinash, apo akoma më keq me dëmshpërblimin financiar.”

Trajtimi i kësaj çështjeje nga Ministra e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Vokshi e quan anti-kushtetues dhe bëhet vetëm me qëllim të pasurimit të ministri Veliaj.
 
“Kalimi i trajtimit të tyre nga Ministria e Drejtësisë, tek Erion Veliaj, jo vetëm nuk është zgjidhje, por cenon edhe parimet kushtetuese pasi synon ndryshimin e një ligji vetëm për shkak se bie ndesh me një vendim qeveria. Dhe kjo bëhet thjesht për të fryrë portofolin e ministrit të përkëdhelur të Ramës.”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin