TIRANË – Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryesocialistit për ish të përndjekurit politikë. Deputeti Fatbardh Kadilli tha sot se Rama duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për krimet e familjes së tij.
“Ne po vëmë në dispozicion dokumonetin që çoi në varjen e poetit Havzi Nela, që mban firmën e Kristaq Ramës, ku shfaqet qartë nënshkrimi i tij, por theksojmë se hipokrizia e Edi Ramës është një vrasje për së dyti ndaj ish të përndjekurve”, tha Kadilli
Kadilli tha se PD mbetet deri më tani forca e vetme politike, e cila ka në themel në këto 21 vjet vënien në vend të dinjitetit të ish të përndjekurve.

(aq/shqiptarja.com)