PD: Rama t’i tregojë publikut
çmimin e blerjes së vilës në Dajt
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh se Rama po shmang prej disa javësh transparencën për një seri aferash korruptive personale e familjare dhe nuk po mban premtimin për zbardhjen e aferave.
TIRANE - Partia Demokratike ka sulmuar sërish ditën e sotme kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh se Rama po shmang prej disa javësh transparencën për një seri aferash korruptive personale e familjare dhe nuk po mban premtimin e tij publik për zbardhjen e aferave.
Vorpsi theksoi se çmimi prej 2 mijë lekësh apo 2 dollarësh që ka deklaruar Rama se ka blerë tokën në Dajt, është qesharak dhe nuk ekziston askund në periferinë e Tiranës.
“Unë jam sot këtu për ti bërë thirrje zotit Rama t’i tregojë publikut çmimin e vërtet të blerjes së vilës së tij 8 mijë metër katrorë në tokë, në një zonë në të cilën toka është blerë nga qytetarë të tjerë, jo 2 dollarë siç e deklaroni se e keni blerë ju, por së paku 22 e më shumë dollarë, çmime shitjeje këto të regjistruara në dokumente zyrtare. Çmimi prej 2 mijë lekësh apo 2 dollarësh, apo 1,3 euro që ju keni deklaruar, është qesharak dhe nuk ekziston askund në periferinë e Tiranës, prandaj ju bëjmë thirrje ti thoni publikut çfarë fshihet prapa këtij çmimi, shmangia e detyrimit tatimor të shumës së vërtetë të përdorur për blerjen e tokës apo origjina jo e pastër e parave të përdorura për këtë qëllim”, u shpreh Vorpsi.
PD i bën thirrje Ramës të zbardhë origjinën e 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes, Linda Rama dhënë motrës së saj.
“Heshtja juaj familjare për këto çështje zoti Rama flet vetë, madje shumë më tepër nga çmendoni ju”, tha Laura.
Sipas zëdhënëses së PD-së, lejet e ndërtimit që ka dhënë Rama gruas së tij për ndërtimin e pallatit në sheshin e pallateve në konflikt të hapur interesi e shkelje të nenit 62 të Ligjit të Urbanistikës.
Redaksia online
(eç/vgj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21