PD: Rama tallet me bizneset dhe shqiptarët, për 7 vjet nuk mbajti asnjë premtim

PD: Rama tallet me bizneset dhe shqiptarët, për 7 vjet nuk mbajti asnjë premtim

Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e qeverisë se po varfëron shqiptarët dhe po falimenton bizneset. Në një reagim, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se kryeministri Edi Rama në 7 vjet nuk mbajti asnjë premtim. Sipas Tabakut, qeveria nuk rriti pagat dhe pensionet, por çmimet dhe taksat.

"Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI. Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim. Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqësinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër. Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave. Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat. Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton. Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet. Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë. Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre", shkruan Jorida Tabaku në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa dukshmi: 09/06/2020 12:36

    o tabaku i qero ndonje koke peshku se per kete je ti......po ju si e lat apo vini nga marsi nuk keni qeverisur pe 16 vjet dhe i keni len arkat bosh kaq budella e mendoni popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi