PD: "Rama të sqarojë akuzat e
Thimios", PS: "Janë përralla"
Mazhoranca dhe opozit a kanë replikuar lidhur me dëshminë e Gjergji Thimio I cili akuzohet për vjedhjen e disa veprave të artit . Sipas PD, dëshmia e Thimio, tregon implikim të kryeministrit Rama në vjedhjen e tyre, ndërsa kërkuan hetime nga prokuroria. Ndërkohë PS ka reaguar duke i cilësuar akuzat e opozitës si përralla.
Thimios", PS: "Janë përralla"">
TIRANE - Mazhoranca dhe opozit a kanë replikuar lidhur me dëshminë e Gjergji Thimio I cili akuzohet për vjedhjen e disa veprave të artit . Sipas PD, dëshmia e Thimio, tregon implikim të kryeministrit Rama në vjedhjen e tyre, ndërsa kërkuan hetime nga prokuroria. Ndërkohë PS ka reaguar duke i cilësuar akuzat e opozitës si përralla.
PD: RAMA TE SQAROJE AKUZAT E THIMIOSPartia Demokratike në një dalje për mediat, i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për akuzat e Gjergji Thimios në sallën e gjyqit, i cili deklaroi se pjesë nga koleksioni i tij kanë humbur në inventarin e pikturave dhe ikonave duke akuzuar Ramën dhe Kokëdhimën për vjedhjen e tyre.
Deputeti i PD, Aldo Bumçi tha se kryeministri Rama ka kërkuar një pikturë të rrallë të Onufrit me vlerë 1 milion euro për këshilltarin e tij Toni Blair. Sipas Bumçit, prokuroria duhet të hetojë këtë akuzë, për të zbardhur këtë ngjarje.
“Gjergji Thimio u shpreh se deputeti Kokëdhima dhe Artan Lame kërkuan për kryeministrin Edi Rama një pikturë të rrallë të Onufrit me vlerë 1 milionë euro për këshilltarin e tij Toni Blair. Koleksionisti Thimio deklaroi se pjesë nga koleksioni i tij kanë humbur në inventarin e pikturave dhe ikonave duke akuzuar Ramën dhe Kokëdhimën për vjedhjen e tyre dhe inskenimin e arrestimit të tij për këtë qëllim. Dëshmia e Gjergji Thimios merr vlerë pasi ishte një fakt botërisht i njohur që ai kishte në koleksionin e tij piktura dhe vepra të rralla. Ende sot nuk ka një sqarim zyrtar se çka ndodhur me këtë inventar si dhe numrin e veprave të sekustruar, numër i cili ka ndryshuar vazhdimisht. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë akuzë të Gjergji Thimios dhe të hetojë dëshminë e dhënë përpara trupit gjyqësor.” tha Bumçi
PS: PERRALLA, OPOZITA BALTE MBI TONY BLAIRPartia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës që kërkuan hetim nga prokuroria sipas së cilës kryeministri Rama ka blerë një pikturë të Onufrit me vlerë 1 milionë euro për t’ia dhuruar ish kryeministrit britanik Tony Blair. Deputetja e PS Blerina Gjylameti dënoi implikimin e emrit të Tony Blair në akuzat e opozitës të cilat i cilësoi si përralla.
“Që opozita nuk e kurseu as ish kryeministrin britanik, mikun e shqiptarëve dhe Kosovës, Tony Blair, për të hedhur baltë mbi qeverinë, këtë e pamë që disa ditë më parë. Por që baltosja e ish kryeministrit britanik do të dilte edhe nga goja e një ish ministri të jashtëm si Aldo Bumçi, është edhe më e rëndë. Trafikanti i veprave të artit tenton t’i shpëtojë ndëshkimit duke treguar përralla. Opozita, kapet pas përrallave të trafikantit, njësoj si një i mbytur që kapet pas fijes së barit me shpresën se mund të shpëtojë.” tha Gjylameti
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18