PD: Rama tek mjekët, por asnjë
fjalë për shëndetësinë falas

PD: Rama tek mjekët, por asnjë<br />fjalë për shëndetësinë falas
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot pas takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit dhe mjekët e QSUT-së duke denoncuar faktin se ai nuk tha asgjë lidhur me taksën progresive që premtoi dhe shëndetësinë falas. Sipas saj, Kryeministri ka dy personalitete.

"Edi Rama shkoi sot në spital dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi falas për të gjithë,"- tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, - "por sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral.

Z.Rama vazhdoi të denonconte sot punën që ka bërë në spitalet tona për vite me radhë aleati i tij kryesor që e ka drejtuar këtë sistem, pavarësisht arritjeve dhe reformave të bëra.

Z.Rama nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive që do t'i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, sic ka premtuar publikisht.

Z.Rama foli për shumë gjëra sot mes mjekëve dhe infermerëve, por nuk tha asgjë për tezën e tij për shëndetësi falas.  Kryeministri i ka tashmë të gjithë mekanizmat dhe kompetencat për të realizuar premtimin e tij elektoral dhe nuk mund të justifikohet me asgjë," - theksoi Vorpsi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…