TIRANE – Partia Demokratike i ka ribërë thirrje kreut të Partisë Socialiste, Edi rama, të bëjë publike origjinën e parave të tij për blerjen e tokës, ndërtimin e shtëpisë së re dhe atë të kredisë pa interes të marrë nga bashkëshortja e tij.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka përsëritur kërkesën për transparencë të faturave të blerjes së tokës, pasi sipas PD-së, “çmimi qesharak i 2 eurove për metër katror, nuk ekziston, ndërkohë që të tjerët e blejnë atë me më shumë se 60 USD”; gjithashtu, transparencë për origjinën e 1 milionë eurove, që po investohen në këtë shtëpi prej 900m katrorësh si dhe për pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Basha”.

PD-ja, përmes zëdhënëses, kërkoi që “të zbardhet me dokumenta zyrtare, origjina e 100 milionë lekëve, kredi pa interes dhënë bashkëshortes së tij sëbashku me 2 leje ndërtimi, dhënë asaj në konflikt të hapur me ligjin, madje duke anulluar edhe lejen e një qytetari tjetër në po atë vend”.

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)