Partia Demokratike ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ai po hesht për dhunën në Parlament. Në një reagim deputeti Spaho ka thënë se mosreagimi i Kryeministrit ka hyrë në ditën e 13 dhe ai thellon heshtjen për inkriminimin e parlamentit dhe dhunën ndaj opozitës
“Heshtja e Edi Ramës, pas aktit mafioz të goditjes dhe kërcënimit me jetë të deputetit të Partisë Demokratike, hyri sot në ditën e 13. Aasnjë koment, apo reagim, i Kryeministrit edhe pas publikimit të dosjes me fakte të plota të aktivitetit kriminal të deputetit të tij, Ndoka.Për Edi Ramën, asgjë nuk ka ndodhur, dhe hesht edhe kur përfaqësuesi i tij në Kuvend, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi, kërcënon me jetë edhe zëdhënësen e Partisë Demokratike. Për Edi Ramën ky është një normalitet”, ka thënë deputeti i PD-së.
Sipas tij aktet mafioze dhe banditeske janë produktet e aleancës së krimit që ka nënshkruar Edi Rama që përpara zgjedhjeve, dhe ne e kemi denoncuar herët këtë fenomen.
/Shqiptarja.com