TIRANE- Pas publikimit të fotove nga përurimi i Sallës së Hartave në kryeministri me rastin e pritjes së ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, si edhe të një përfaqësie institucionesh ndërkombëtare e sipërmarrjesh të huaja në vendin tonë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, tha se “luksi në kryeministri, tregon se Rama nuk është aspak i shqetësuar për financat publike”.
 
Ndërsa thekson se “Deklaratat për arkën bosh janë thjesht justifikime”.
 
Vorpsi tha se kryeministri Rama po vepron ndryshe nga sa u kishte premtuar qytetarëve shqiptarë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa shton se “duhet të tregojë se sa para janë shpenzuar për të veshur me luks ambientet kryeministrore”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)