PD-Ramës: A ka tentuar të vrasë
kryebashkiaku i Pukës në '97-ën?

PD-Ramës: A ka tentuar të vrasë<br />kryebashkiaku i Pukës në '97-ën?
Për Partinë Demokratike përurimi i murit të kujtesës pranë Ministrisë së Brendshme nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri Saimir Tahiri, është një veprim hipokrit. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji u shpreh se nuk ka armik më të madh për policinë se një kryeministër që vesh krimin me pushtet e që ndan pushtetin me krimin.
 
“Edi Rama përuroi dje murin e kujtesës për policët e rënë në krye të detyrës, ndërkohë që ka bërë deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë e shefa të rëndësishëm trafikantët, tutorët, vrasësit e banditët, pikërisht të inkriminuarit me të cilët dëshmorët e policisë kanë luftuar. Para se të kryente këtë akt hipokrizie, Edi Rama ishte në Pukë. Ne kemi disa pyetje sot, që i kanë të gjithë banorët e asaj zone në fakt; a ka qënë kryetari i tij i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i akuzuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit Gj.N, në vitin 1997? A ka qënë po ky kryetar i Ramës, i dënuar për kontrabandë në Lezhë? A ka dijeni Rama që zona Luf-Qerret, ku Edi Rama ishte bujtës në kafen e Arben Frrokut është e mbushur me kanabis dhe ruhet nga shoferi i kryetarit të Bashkisë? A ka dijeni Rama që e gjitha kjo bëhet nën kujdesin e nën mbrojtjen e shefit të komisariatit Hamdi Shullani?”, u shpreh Salianji.
 
Ai ka shtuar se, “ndërkohë që Edi Rama luante teatër me policinë dhe të rënët në krye të detyrës, mediat raportonin se eskobari i Ballkanit, Klement Balili festonte në një dasmë në Sarandë”.
 
Feston i kërkuari nga policia e gjysmës së Europës dhe DEA amerikane, se ka mbrojtjen e Edi Ramës. Ky inkriminim i pushtetit, kjo mbrojtje e krimit, ky kanabizim i vendit është armiku më i madh i policisë dhe i shqiptarëve. Është koha që shqiptarët të bashkohen e të mbrojnë vendin, të mbrojnë të ardhmen e tyre nga krimi, nga bandat, nga trafikantët, nga karteli i drogës së Edi Ramës. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka përfunduar Salianji.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës