PD: Reagimi i Ministrisë së
Brendshme për Dobrushin, anemik

PD: Reagimi i Ministrisë së<br />Brendshme për Dobrushin, anemik
TIRANE- Pas reagimit të Ministrisë së Brendshme lidhur me denoncimin e bërë nga PD lidhur me Binak Dobrushin, vjen një tjetër reagim nga kjo forcë politike. Në një deklaratë për mediat, PD i drejtohet kryeministrit Rama, duke e akuzuar për emërime të papërshtatshme. Partia Demokratike e quan “anemik” reagimin e Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë rast.
 
“Z.Rama, përse emëroni trafikantë që pastaj dalin persona të papërshtatshëm?
 
Ministria e Brendshme nuk e shpëton dot nderin e Edi Ramës me një reagim anemik, ku thotë se personi që denoncoi sot Partia Demokratike është larguar nga puna si i papërshtatshëm.
 
Kjo vetëm e rëndon edhe më shumë situatën. Z.Rama, pse u emërua pranë Drejtorit të Rendit Publik, një prej zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, një i dënuar për trafik droge, që pas denoncimit të Partisë Demokratike rezulton të jetë i papërshtatshëm? Kush janë padrinot politikë që fshihen pas këtyre emërimeve, që bëhen me kaq lehtësi nën qeverisjen tuaj, z.Rama?”, thuhet në reagimin e PD-së.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin