Partia Demokratike ka reaguar sot pas akuzave të Saimir Tahirit se Sali Berisha fshihet dhe ka frikë nga drejtësia. Në një njoftim të shpërndarë për mediat PD shkruan se Tahiri është i frikësuar pasi po i rreshket nga duart pushteti i krimit dhe trafikut të drogës.

Ora e drejtësisë po vjen dhe Saimiri është i tmerruar. Nuk e shpëton dot Sajmen e krimit as Mili, as Dumi dhe as padrinot Rama-Meta në krye të parlamentit dhe qeverisë,” – shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga PD.

Reagimi i plotë i PD për Tahirin

Shoferi i Shullazit, ministri i krimit që pret në zyrë të akuzuarit për vrasje reagoi sot si frikacaku që po i rrëshqet nën këmbë pushteti i drogës dhe i trafiqeve. Ora e drejtesisë po vjen dhe Saimiri është i tmerruar. Nuk e shpëton dot Sajmen e krimit as Mili, as Dumi dhe as padrinot Rama-Meta në krye të parlamentit dhe qeverisë. Ora e të vërtetës, ora e përballjes me popullin po vjen.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)