PD: Reforma territoriale ka shkelur
Kushtetutën, Gjykata do e rrëzojë

TIRANË - Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese padinë e radhës për reformën administrative. Deputeti i PD-së, njëherësh edhe eksperti për pushtetin vendor, Oerd Bylykbashi, deklaroi dje se reforma e miratuar nga qeveria është anti-kushtetuese dhe se janë shkelur nenet e ndarjes së pushteti vendor në Kushtetutë.
 
Sipas Bylykbashit në Kushtetutë është sanksionuar se si pushtet vendor është komuna dhe bashkia, ndërsa mazhoranca me reformën territoriale e ka sfumuar atë dhe për këtë arsye, ajo do të shkojë në kushtetuese dhe do të rrëzohet.

“Ky është vetëm njëri nga elementët e asaj që përvijon një antikushtuetshmëri të të gjithë procesit dhe të produktit të reformës territoriale që bëri qeveria. Duhet ta theksojmë ‘reformë territoriale’ sepse nuk pati asgjë në lidhje me reformën administrative. Asgjë nuk u diskutua në lidhje me kompetencat e administrimit të pushtetit vendor dhe për shërbimet e tij, por u fol vetëm për ndarjen e re territoriale. Sigurisht, jemi përpara edhe këtij problemi që u nënvizua më lart. Ky është një nga elementët që në mënyrë flagrante ka përplasje të drejtpërdrejtë me Kushtetutën.Kushtetuta ka përcaktuar komunën dhe bashkinë si dy njësi të barazvlefshme të qeverisjes vendore të nivelit të parë. Pra, asnjëra nuk ka ndonjë supremaci karshi njëra-tjetrës përballë pushtetit qendror."-ka deklaruar Bylykbashi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës