"Shqetësuese dhe skandaloze është kjo çështje për paratë që qeveria po shpenzon në përpjekjen për të ndryshuar realitetin e humbjes masive të vendeve të punës, rritjes së krimit dhe pasigurisë, rënies së ekonomisë dhe mungesës së investimeve", theksohet ne deklarate.
"Dështimet e njëpasnjëshme të këtyre 300 ditëve, Edi Rama po përpiqet t'i mbulojë me një abuzim të pastër financiar, një tjetër flluskë e madhe dhe boshe në listën e gjatë të mashtrimeve të tij", vihet ne dukje ne deklarate. /ATSH/