PD rezolutë në Kuvend për dënimin
e krimeve komuniste ndaj klerit 

PD rezolutë në Kuvend për dënimin<br />e krimeve komuniste ndaj klerit 
Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë ku kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar.
 
Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.
 
Kjo nismë e Partisë Demokratike synon gjithashtu nxitjen e hulumtimeve të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ekzekutimet e tyre.
 
Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 nëntor kur Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit