Partia Demokratike e cilësoi rishikimin e buxhetit për vitin 2014 si një mashtrim të qeverisë, pasi sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk bëhet fjalë për rritje të përformancës në administrimin e taksave, por për një rritje të nivelti të taksave prej 24 milionë lekë. "Ky mashtrim propogandistik vjen fill pas largimit pa deklaratë publike të misionit të FMN, i cili ndërkaq shprehu hapur pakënaqsinë që ritmika e të ardhurave nuk plotësonte pritshmërinë e tyre", tha Bode.
Bode po ashtu bëri të ditur se qeveria ka mashtruar edhe qytetarët kur ka deklaruar se 95 % e tyre do të paguajnë më pak taksa. Sipas statistikave të bëra publike nga Bode, për 8 muajt e parë të këtij viti qytetarët kanë paguar 190 milionë dollarë më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2013, ndërsa biznesi ka paguar 40 milionë dollarë shtesë.
Ish- ministri i Financave në tetë vite të qeverisjes së djathtë akuzoi qeverinë edhe për defiçitin buxhetor e borxhin. Ai tha se shuma e kursyer nga shërbimi i borxhit të brendshëm me norma më të ulëta interesi për shkak të konjukturës bankare, është sa dyfishi i shumes se planifikuar nga qeveria per uljen e defiçitit.
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama pezantoi ndryshimet në buxhetin e vitit 2014. "Është e para herë, pas 5 vitesh rresht, që rishikimi i buxhetit nga Qeveria bëhet me rritje, jo me rënie. Që do të thotë se, kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite rresht të kishim një Qeveri që bënte parashikime përtej mundësisë, duke shfrytëzuar paratë e parashikuara, por që nuk i kishte, për "tamtame" propagandistike dhe pastaj në fund të vitit kthehej në parlament për ta rishikuar buxhetin me ulje. Për herë të parë pas 5 vitesh e rishikojmë buxhetin me rritje", tha ai ./ATSH/
/Shqiptarja.com